Piu ilacet e dajes. Humb jeten femija 17 muajsh

Një ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur ditën e sotme.

Një foshnje 17-muajshe ka gjetur vdekjen tragjike pasi ka konsumuar ilaçet e tipit metadon të cilat merreshin nga daja i saj, përdorues i lëndëve narkotike.

Vogëlushja me iniciale S.A ndërroi jetë në spitalin e Tiranës sot. Ajo u transportua me helikopter të dielën nga Saranda.

Dyshohet se ilaçi i fortë ishte lënë mbi tavolinë dhe vogëlushja i ka konsumuar pa vetëdije.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në Delvinë.

Foshnja kishte babain italian dhe nënën nga Delvina.