Nuk pritej qe situata te shkonte ne kete gjendje qe korona virusi te merrte keto permasa te larta.
Ja se si shprehet mjeku i njohur Pellumb Pipero:“Situata ka disa indikatorë. Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda. Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese. Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital.
“Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta , por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën,”- theksoi Pipero.
“Unë nuk ua këshilloj dorezat kamarierëve, as punonjësve të supermarketeve, askush nuk e këshillon në fakt. Ata duhet të lajnë duart sa më shpesh me ujë e sapun, kjo ju rekomandohet, është e domosdoshme. As në autobusë, e kam dëgjuar që është e vendosur në protokoll, nuk është e rekomandueshme, madje nuk duhet përdorur, sepse studimet kanë dëshmuar se plastike e ruan më gjatë virusin se sa edhe vetë dora ndonjëherë.” vijoi Pipero.