Greqia s’gjen qetësi! Dy tërmete në pak minuta lëkundin vendin diten e djeshme

Me stinen e veres rikthehen dhe termetet 2 tërmete në pak minuta janë shënuar së fundmi në Kretë të Greqisë por cdo gje ka shkuar pa pasoja.
Sipas të dhënave që raporton EMSC tërmeti i parë është ndjerë në orën 23:34 dhe ka qenë me magnitudë 4.4.

Pak më vonë në 00:17, po me orën lokalë është ndjerë një lëkundje me magnitudë 4.5 Rihter. Thellësia fokale u mat në 15 dhe 20 km.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo edhe njërëzore nga tërmetet.

Kujtojmë se Greqia pothuajse çdo ditë lëkundet nga tërmete të tillë. Fatmirësisht, deri më tani pa probleme.