Përbërësit:
300 gr miell
1-4 lk sodë buke
1 kokërr vezë
2 lgj vaj ulliri
kripë
1 lk nenexhik
250 ml ujë të vakët
vaj për skuqje
1 l kos
4-5 thelpinj hudhër
4 lç vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezën dhe shtojmë ujin e vakët, kripën, miellin dhe një majë luge sodë buke. I trazojmë mirë përbërësit dhe formojmë një brumë petullash jo shumë të hollë. E lemë brumin të pushojë për 20 minuta.
Ngrohim vajin dhe lugë – lugë skuqim petullat, i nxjerrim dhe i vendosim në një pjatancë.
Shtypim hudhrat dhe i përziejmë së bashku me kosin, me pak kripë dhe vaj ulliri. Pasi petullat të jenë ftohur pak, të jenë të vakta hedhim kosin me hudhra (lemë pak veç), i leme pak minuta dhe më pas i shërbejmë petullat me kos duke shtuar në fund dhe pak nga kosi që lamë mënjëanë.