“Petulla katuni me të ik truni”, pas ecjes buzë detit, Meta nuk u reziston dot petullave (Foto)

Presidenti Ilir Meta vijon të shijojë pushimet e tij në bregdet.

E teksa ka bërë një ecje buzë detit pasditen e sotme, Meta nuk ka mundur tju rezitojë petullave që shiten anës rrugës.

Kreu i shtetit ka postuar një foto ku shihet, teksa mban në dorë petullat dhe shkruan “petulla katuni me të ik truni”, siç është e shkruajtur edhe mbi kjoskën ku shiten petullat.

“Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri” shkruan Meta në postimin e tij.