Pese gënjeshtrat më të cuditshme që jua thojne per dite për koronavirusin

Para dy javëve mbi 50 antena të transmetimit 5G u dogjën në Britaninë e Madhe dhe e dini cila ishte arsyeja?
Arsyeja ishte se njerëzit filluan të besojnë se 5G përhap koronavirusin, mirepo mesohet se shumë prej antenave të rrëzuara as nuk e kishin aktivizuar 5G.

Profesori i Asociuar i Neurobiologjisë në Universitetin e Utah, Jason Shepherd, i cilëson teoritë e përhapura për koronavirusin, si mite që kanë hyrë në trurin e njeriut dhe po i demton ata. Keshtu sipas tij, sa më shumë që njerëzit të mbahen të izoluar në shtëpi aq më shumë do ta humbasin gjykimin e drejte dhe do të besojnë teori konspirative apo mite për pandeminë e koronavirusit.

“Kjo pandemi është mjaft stresuese për njerëzit, të cilët po marrin si të vërtetë çfarëdolloj marrëzie”, thotë profesori ndersa ka treguar 5 mite apo gënjeshtra që njerëzit kanë dëgjuar deri më tani i kanë marrë për të vërteta.

1. Koronavirusi ka dalë para nëntorit 2019
Sipas dokumentave, rastet e para të COVID-19 në Kinë, janë në fund të nëntorit/fillimit të dhjetorit 2019. Por shkencëtarët janë në gjendje të gjurmojnë origjinën e viruseve duke renditur materialin e tyre gjenetik pasi me kalimin e kohës, viruset grumbullojnë mutacione që i bëjnë ato të identifikueshme.

2. Virusi është i krijuar nga njeriu, dhe u prodhua në laborator
Shkencëtarët në fakt mund të krahasojnë sekuencën e virusit të ri me viruset e tjera të njohura per ta dhe të përcaktojnë ngjashmerine mes tyre. Ata kane verejtur se virusi më i ngjashëm i gjetur me COVID-19 është një koronavirus tjetër që gjendet tek lakuriqët e natës. Deri më tani kemi kuptuar se COVID-19 e ka origjinën nga lakuriqët. Hipotezat e deritanishme thonë se virusi ka kaluar nga lakuriqët te kafshët e egra që tregtoheshin në Wuhan. Për më tepër, rruga qe ben që virusi të futet në qelizat njerëzore, është diçka që do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkencëtarët, jo më për t’u krijuar në laborator.

3. COVID-19 është thjesht një grip
Përveç dallimeve të provuara tashmë midis dy sëmundjeve, dhe faktit se ato paraqesin simptoma të ndryshme, janë zbuluar edhe informacione të reja rreth shkallës së humbjes jetës që vjen prej koronavirusit. Por tashmë e kemi kuptuar se koronavirusi ka një ndikim shumë më të rëndë në aspektin afatgjatë në shendet, sesa gripi sezonal.

4. Bill Gates ‘ka dorë’ në COVID
Kur Bill Gates bëri të ditur se do të japë kontributin e tij në zhvillimin e vaksinës ndaj Covid-19, u rritën menjëherë zërat kundër tij. Por asnjë nga këto nuk është e vërtetë pasi thjesht duke menduar në mënyrë kritike këto mite për Bill Gates nuk kanë as kuptim logjik.
Njeriu më i pasur në Tokë madje hoqi dorë nga drejtimi i kompanisë Microsoft vetem për t’ia kushtuar gjithë kohën e tij një fondacioni për shëndetin publik.

5. Virusi përhapet nga atentat 5G
Shepherd përsërit se “Së pari, 5G është po aq i sigurt sa 4G. Dhe 4G është po aq i sigurt sa mikrovala në shtëpi. Së dyti, një virus nuk mund të përhapet nga atentat e telefonisë celulare sepse siç dihet virusi infekton vetëm gjallesat.