Personat që mendohen shumë, bëjnë këto gjëra dhe nuk flasin për to…

Kërkojnë shpesh falje.
Edhe pse mund të mos jenë në gabim, sërish e marrin fajin për të tjerët duke kërkuar falje. Është normale të kërkosh falje kur je në gabim, por jo kur nuk ke faj, thjesht sepse mendohesh shumë për atë që do të mendojnë apo do të ndiejnë të tjerët.

Dukesh më i pasigurtë nga sa je.
Duke i menduar thellë gjërat, shpesh duken më të pasigurtë nga sa janë dhe kjo vihet re më tepër në biznese, pasi mund të vonohen për të marrë vendime lidhur me klientët, produktet apo projektet e reja. Në fund, vendosin drejt, por kjo shpesh i bën të tjerët të dyshojnë në aftësitë e tyre.

Janë shumë të mirë në mendimin kritik.
Duke i menduar thellë gjërat e tyre, ata mund të shpenzojnë mjaft kohë dhe energji, por përfundimi i gjithë këtij mundi është fakti që arrijnë përherë në vendimet e duhura. Të menduarit e thellë të çdo gjëje i bën ata dhe mjaft të mirë në aspektin e të menduarit kritik.

Nuk flenë mirë.
Duke e menduar çdo gjë në aspektet e tyre pozitive dhe negative, ata shpesh nuk arrijnë të flenë mirë gjatë natës. Edhe pse mund të mundohen të bëjnë një gjumë të qetë, mendja e tyre vazhdon ta mendojë çdo gjë duke i stresuar ata.

Shqetësohen për lumturinë e të tjerëve.
Në vend që të shqetësohen për lumturinë e tyre, ata e vrasin mendjen për lumturinë e të tjerëve. Shpesh mendojnë se si do t’i interpretojnë të tjerët veprimet, mendimet, ndjenjat, fjalët, apo vendimet e tyre. Mirëpo një gjë e tillë nuk i lë atyre mjaft kohë për të realizuar synimet e tyre, pasi fokusohen tek të bërit të lumtur të tjerët.