Përputhen/ Pas Atdheut, largohet dhe Elvisi nga emisioni?

Ditën e sotme në “Për’puthen” pati një përp lasje të ashp ër mes Atdheut, Antonelës, Elvisit dhe Arjanit.

Antonela solli dhe një herë në vëmendje puthjen e famshme me Atdheun dhe nxori një postim që Elvisi bëri disa ditë më parë, duke i dalë në mbrojtje Atdheut.

“Ato kunja bëji në shtëpinë tënde jo me mua. Ju jeni për t’u pështyrë. Ti Atdhe je ndyrësirë dhe unë më mirë dalë beqare nga programi se sa të rri këtu me ju”, u shpreh Antonela.

Më pas foton e postimit të Elvisit ajo ja tregoi dhe Arjanit dhe ky i fundit shpër theu menjëherë kundër Elvisit.

Me tone të larta ai i kërkoi Locos të largohet nga programi, sepse postimi i tij është shumë i rëndë.

“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofen dimit që më bërë, po këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen.

Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofen duar Sindin”, u shpreh Arjani i revo ltuar.

Gjatë këtij debati të ashpër, Atdheu u largua nga studioja, ndërkohë që Elvisi po qëndronte aty duke u përpjekur që të jepte shpjegime për postimin. Ndërkohë sot, para transmetimit të emisionit, Atdheu konfirmoi se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.

“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu.

Kujtojmë se pasi doli nga programi, Fationi u shpreh se ‘ka gjetur qetësi’, ndaj kjo deklaratë e Atdheut i bindi të gjithë se është larguar.

Ndërkohë së fundmi Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi.

Ai ka publikuar një foto në Instagram përkrah këtij të fundit dhe ka shkruar: “Në të mirë e në të keq”.

Këtë foto e ka ripostuar edhe Elvisi, i cili duket se i ka hedhur një thumb Arjanit.

“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi.

Se çfarë ka ndodhur realisht me dy djemtë pritet të zbulohet ditët në vijim.