Përmbyten stacionet e metros ne New York, qytetarët vrapojnë nëpër ujë për të kapur trenin (Video)

Stacionet e metrosë në New York City u përmbytën me disa metra ujë të enjten pasdite, vetëm disa orë para se Stuhia Elsa godiste vendin.

Por megjithatë reshjet e rrëmbyeshme dhe përmbytjet nuk i ndaluan qytetarët që të anulojnë udhëtimet.

Siç shihet në disa video të publikuar në rrjetet sociale, qytetarët kalojnë përmes ujit për të kapur trenin.

Ata lëvizin pa frikë se se ku mund të shkelin, ndërkohë që në duar mbajnë çanta.