Tedros Adhanom Ghebreyesus kreu i Organizatës Botërore të Shëndetesise eshte perlotur dhe shprehet se armiku më i madh në pandeminë që ka përfshirë globin nuk është virusi, por përçarja mes shteteve dhe kjo e ka bere ate qe te perlotet.
Ai me lot ne sy bëri thirrje përbashkim ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë dhe tha se “armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar,” raporton ËP.
Ai shprehet se:“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim? A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, tha ai në një konferencë në Gjenevë.
Ai u shpreh se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.
Ndaj ne duhet te jemi te bashkuar dhe do tia dalim se bashku.