Eneda Tarifa infektohet me koronavirus bashkë me vajzën e saj të vogë, ja si është gjendja e tyre

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe është vetëkarantinuar në shtëpi së bashku me vajzën e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se ka kishte humbur shijen, ndërsa vajza e saj kishte temperaturë. Eneda është treguar optimiste se do ta kalojë me sukses koronavirusin.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme.

Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, ka thënë ajo, gjatë një videoje live në Instagram.