Shtypja atmosferike ka filluar të bjerë dhe kjo është shenjë e afrimit të mases së fuqishme ciklonike nga veriu i Italisë. Me afrimin e ciklonit do të aktivizohen erërat jugore në rajonin tonë si dhe shtimi i vranësirave me reshje shiu vende-vende. Nganjëherë priten erëra të fuqishme por nuk priten ekstreme. Erërat më të fuqishme priten në detin e hapur, por vende-vende edhe në bregdetin shqiptar dhe malazez.
Cikloni do të godasë më së shumti në Itali me reshje dhe shtrëngata të fuqishme, por edhe në Shqipëri priten reshje lokalisht të dendura. Me kalimin e qendrës ciklonike nga Italia drejt Greqisë të dielën në rajonin tonë do të fillojnë të fryjnë erëra nga verilindja dhe kjo do të kushtëzojë ulje të temperatura. Reshjet më të dendura priten thellë në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë si dhe në jug të vendit, ndërsa në viset tjera nuk priten reshje të mëdha. Më së paku reshje priten në disa vise të Kosovës.
Pra, pas një periudhë shumë të gjatë me kushte anticiklonike më në fund kemi nfryshim dhe ardhjen e një mase të fuqishme ajrore ciklonike e cila do të kushtëzojë ndryshim të kushteve të motit gjatë kësaj fundjave