Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në të gjithë vendin. Mësohet se në rang vendi janë numëruar 1203 kuti nga 5199 në total. PS kryeson me 50.1% të votave, PD 38.29% të votave, LSI 7.04%, dhe pjesa tjetër e partive kanë një përqindje pothuajse inekzistente votash, me përjashtim të PSD-së.
Shihet se PD ka shënuar një rritje në rang kombëtar, nderkohë që projeksionet e para i japin një fitore si në 2017 Partisë Socialiste. Megjithatë është ende shpejt për të përcaktuar qëndrueshmëri përqindjesh për partitë, pasi ende nuk janë numëruar as gjysmat e kutive.