Partia e Tom Doshit nuk po ndalet/ Merr mandat tjetër në Shkodër, ja kujt i ikën një deputet në kryeqendrën e Veriut

Deputeti i PS, Tom Doshi, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte marre vendimi per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar i kesaj partie./r/n/r/nLawmaker, Tom Doshi, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Partia Social-Demokrate ka rritur të marrë mandatin e dytë në qarkun e Shkodrës, duke grumbulluar 12857 vota.

Kështu PSD i ka marrë një mandat Partisë Demokratike e cila aktualisht ka 5 të tillë me 38238 vota, ku ndiqet nga Partia Socialiste me 3 mandate që ka marrë konkretisht 25186 vota.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është e katërta e renditur në këtë qark me 1 mandat, ku ka grumbulluar 7576 vota. Ndërkaq Partia Socialdemokrate nga rezultate paraprake të nxjerra nga numërimi i votave në kutitë në të gjithë vendin ka siguruar 3 mandate.