Salca e xaxiqit është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime, dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve. Është një recetë e lehtë dhe për më tepër, shumë e shijshme.
Por për të provuar një xaxiq ndryshe provoni t’i shtoni disa gjethe borzilok kështu era e hudhrës nuk do të ndihet në gojën tuaj.
Përbërësit:2 gota kos (ose salcë kosi),2 kastraveca,
-2 lugë gjelle vaj ulliri,3 thelpinj hudhre,
-1 lugë kopër e grirë hollë,pak kripë,pak piper i zi,
-gjysmë limoni,3-4 gjethe borzilok.
Përgatitja:Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Si fillim, qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë.
Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kulluese. I lemë kështu përreth gjysëm ore, që në këtë mënyrë të humbasin ujin që kanë.
Më pas, hedhim kosin në një grirës elektrik dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë: fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprën, kripën dhe në fund piperin.
I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi, të cilën e mbulojmë me kapak.
E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë. E servirim salcën e xaxiqit për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.