Transporti i udhetareve qe levizin mes Shqiperise dhe Greqise vazhdon ende te ndeshet me pengesa.
Shume pasagjere shqiptare ne Greqi qe kane dashur te kthehen ne Shqiperi jane ankuar per keto.
Nje prej kompanive qe kryen kete aktivitet nga Greqia ka njoftuar nje menyre te re veprimi qe do te beje transportimin e udhetareve nga Greqia ne Shqiperi.
Agjensia ka njoftuar qytetaret se për shkak të disa problemeve dhe pengesave që po shfaqin pikat kufitare, jane të detyruar të ndërrojne mënyrën e udhëtimit.
Keshtu ata kane lajmeruar se deri sa te miratohet hapja e plotë të kufijve, udhëtimi prej qyteteve te ndryshme greke deri në pikën kufitare të Kakavisë do bëhet me autobus të tjetër, pastaj në Kakavi do ju presin autobusa te tjera, qe kane per detyre t`ju çojnë në destinacionetperkatese brenda në Shqipëri.
Ndaj u behet e ditur se udhëtimi do behet me dy ndalesa dhe meqe do kete ndërrim autobusi, ata keshillojne qe secili te kete me vete vetëm një bagazh (një valixhe).
Zyraat e tyre do jene te hapura çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00, dhe ata qe do te udhëtojnë duhet të paraqiten një ditë përpara për të siguruar biletat.
Edhe pse ne dukeje proçedura e lartpëmendur, duket e ndërlikuar, ne këtë moment është e vetmja mënyrë që mund të udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë.