Tashme jemi ne kohen ku viruset gripal jane ne mase dhe ndaj mos u shqetesoni.
Pipero thotë se nëse qytetarët shfaqin simptoma si temperaturë apo kollë për 3-4 ditë të mos shkojnë tek mjeku i familjes por të trajtohen me aspirina apo dhe antigripale pasi jo cdo grip ka lidhje me covidin pasi covidi ka simptoma te tjera me te renda.
Mjeku i njohur per te gjithe tha se:“Unë do t’i këshilloja qytetarët që në këtë periudhë të mos nxitohen dhe të alarmohen nëse kanë temperaturë apo kollë për disa ditë. Këto janë shenja dhe të gripit. Nëse kjo periudhë zgjat më shumë se 3-4 ditë duhet të konsultohen me mjekun e familjes.
Përpara se të shkojnë tek mjeku i familjes, qytetarët duhet të trajtohen me antigripalë dhe aspirina dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kaq mjafton, krahas vitaminës C për 3-4 ditët e para. Në asnjë mënyrë mos përdorni antibiotikë pa konsultën e mjekut të familjes apo dhe mjekëve të tjerë. Bëjmë një gabim që na kushton më pas” – tha Pipero.
Ndaj mos u shqetesoni.