Pëllumb Pipero jep lajmin e forte tregon sa do të zgjasë koronavirusi.Duhet te pergatiteni

Pëllumb Pipero mjeku i dashur per te gjithe ka thene se sipas tij pandemi në rastin më të mirë mund të zgjasë një ose dy vite të tjera, me shpresën se në fund të vitit do kemi një vaksinë.

Pipero shprehet se beson fort që gjatë vjeshtës dhe dimrit situata e koronavirusit do vazhdojë pak a shumë njësoj si në këtë periudhë

Them në rastin më të mirë, me shpresën se në fund të vitit, ose në fillim të viti tjetër do të kemi vaksinën. Unë besoj se vaksina është aleati më i rëndësishëm në duart e mjekësisë, por edhe të qeverive për të mundësuar frenimin dhe eleminimin e kësaj pandemie. Si e parashikoj unë vjeshtën?

Ka dy momente të rëndësishme. Momenti i parë vjen nga eksperienca e këtij viti në Hemisferën e Jugut, ku ishte dimër dhe pritej që influenca stinore të qarkullonte.

Rudina Magjistari: A kemi shpresa që të zbulohte deri në fund të vitit dhe të jetë gati?

Pëllumb Pipero: Janë tre ose katër vaksina që janë në fazat e fundit të testimit. Janë vaksina me efikasiteti mbi 70% dhe besoj fort se në fund të vitit ne do të kemi një ose dy vaksina në qarkullim, por personalisht, unë “mrekullinë” e pres nga maska, distanca dhe higjena.

Nga vaksina pres të mundësojmë frenimin më të shpejtë të pandemisë dhe eleminimin më të shpejtë të saj.

Ruani distancimin socail dhe behuni vigjilent.