Pasdite vijnë stuhitë por kur rikthehen reshjet? Ja cfarë pritet me Motin nga e premtja deri të martën..

Pas një paradite me diell përvëlues dhe temperatura që shkojnë deri në 35°C, moti ndryshon pas mesditës. Siç është paralajmëruar më herët, pritet zhvillim vranësirash në zonat lindore dhe juglindore të vendit, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe shiu të shkurtra dhe lokale percjell shqiptari.net.

🔺 Zonat më të rrezikuara janë:

  • Lindja e Tiranës dhe Elbasanit
  • Zona nga Librazhdi deri në skajin jugor (pjesë e GjirokastrësPërmetitKolonjës)
  • Qarku i Korçës, ku parashikohen edhe stuhi të shkurtra shiu dhe breshër.

🌤️ Ndërkohë, pjesa më e madhe e perëndimit, sidomos veriperëndimi dhe zona e Adriatikut, do të vijojë me kthjellime dhe pa reshje, pavarësisht vranësirave kalimtare në orët e pasdites.


🔼 Çfarë ndodh me temperaturat?

Nga e premtja deri të martën e ardhshme, pritet një rritje graduale e temperaturave në mëngjes dhe mesditë. Gjatë fundjavës, maksimumet kapin 37-38°C, kryesisht në qarqet Elbasan dhe Berat, ndërsa zonat malore do të jenë disi më të freskëta.

📍 Të shtunën dhe të dielën, temperaturat në verilindje dhe juglindje pritet të arrijnë deri në 35°C.


🌦️ Kur rikthehen reshjet?

Të hënën, temperaturat bien lehtë, ndërsa të martën parashikohet një rënje me rreth 2 gradë dhe rikthim i rrebesheve afatshkurtra, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore.

Këto reshje lidhen me avullimin e lartë që shkaktojnë temperaturat përvëluese të mesditës, duke sjellë stuhi të shpejta që pasohen nga kthjellime.