Pas stuhis se forte gjendet pa jete çifti i zhdukur me të porsalindurin

Një grua ka vdekur dhe 10 persona rezultojnë të zhdukur pas një stuhie të fortë që shkaktoi rrëshqitje dheu në ishullin italian të Ischia.

Ishulli, në Gjirin e Napolit, u përfshi nga shi i madh gjatë natës, me rrëshqitje të dheut që goditi fshatin Casamicciola Terme herët të shtunën në mëngjes, duke përmbytur shtëpi e disa makina.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini kishte thënë se tetë persona kishin vdekur. Por, deri të shtunën në mbrëmje pati vetëm një vdekje të konfirmuar me 10 persona ende të zhdukur.

Viktima e parë u konfirmua se ishte një grua, trupi i së cilës u gjet nga ekipet e shpëtimit, sipas një konference për media nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba, shkruan “The Guardian”.

Ai tha se disa nga ata që u raportuan të zhdukur më herët u gjetën të sigurt, duke përfshirë një familje me një foshnjë të porsalindur, por rreth 10 persona të tjerë ishin ende të zhdukur nga mesi i pasdites.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga reshjet e vazhdueshme dhe erërat e forta, të cilat gjithashtu vonuan tragetet që sillnin përforcime.