Në një kohë që shumë qarqe të vendit po përballen me reshje intensive shiu të shoqëruara edhe me përmbytje, në Qafë-Thore ka rënë dëbora e parë.
Mësohet se aktualisht në Qafë-Thore temperatura është 4 gradë celsius ndërkohë që nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.
Kjo është dëbora e parë që bie në Shqipëri pasi prej tetori ka qenë me temperatura tepër të larta, ndërsa nëntori relativisht mesatar.
Nga pasditja e djeshme e deri në mesin e javës priten reshje intensive shiu, pas kësaj temperaturat do të ulen gradualisht duke sjellë dimrin.