Pas pushimeve të gjata me familjen, drejtuesi i emisionit më të ndjekur politik, “Opinion”, është gati për të nisur sezonin e 23-të të tij.
Blendi Fevziu ditët e fundit të pushimeve, ka preferuar t’i kalojë në SHBA, dhe vendet bregdetare pranë Amerikës. Ai ka ndarë një foto nga studio “Opinion”, ku ka përmendur faktin se do të jetë sërish në “Tv Klan”. Duke përfshirë edhe vitet kur e nisi në TVSH, ai këtë vit numëron plot 23 edicione në ekran.
Interesant është fakti se Bleona Qerreti, i ka shprehur atij dashurinë, gjatë ditëve të fundit të qëndrimit në SHBA, duke gjetur edhe vendin ku ai ndodhej, Neë York. “Dashuria ne NYC,” ka shkruar Bleona. /a.m/noa.al