Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë shkakun e një ‘epidemie’ misterioze të kancerit, e cila po godet moshat nën 50 vjeç. Diagnoza shokuese e Kate Middleton javën e kaluar ka hedhur dritë mbi trendin befasues, dhe mjekët thonë se ky tashmë është një problem mbarëbotëror. Pavarësisht vitesh të tëra hulumtimi, shkencëtarët nuk po i kuptojnë dot rrënjët e këtij problemi. Rritja e ndërgjegjësimit ka ardhur edhe falë personave si Dame Deborah James, e cila vdiq nga kanceri i zorrëve në moshën 40-vjeçare në vitin 2022, si dhe metodat e përmirësuara të diagnostikimit.
Pas Kate, alarm për pandeminë misterioze të kancerit: Po prek
Por, në vazhdën e lajmit tronditës të Princeshës së Uellsit, një kirurg pretendoi se fajtor për këtë situatë është dhe një factor ende i pazbuluar. Profesor Andrew Beggs, një kirurg kolorektal konsulent dhe bashkëpunëtor i lartë klinik në Universitetin e Birminghamit, tha se: “Mund të ketë një faktor të panjohur mjedisor që ne nuk e kemi zbuluar, pavarësisht kërkimeve të gjera. Unë drejtoj një klinikë për kancerin tek të rriturit dhe mund t`ju them se po shohim gjithmonë e më shumë njerëz tek të 40-at me kancer.” Maia Kennedy, 38, nga Hackney, Londër, rrëfeu udhëtimin e saj të kancerit, i cili ka ngjashmëri me atë të Princeshës 42-vjeçare të Uellsit. Kennedy filloi të vuante nga të përzierat në dhjetor 2023, dhe mjeku i saj dyshoi për refluks stomaku. Por kur ajo u thirr më pas për një test urgjent, ku mjekët i gjetën një tumor në zorrë gjatë kolonoskopisë.
Pas Kate, alarm për pandeminë misterioze të kancerit: Po prek
Kennedy, e cila jeton me partnerin e saj prej 10 vitesh, mësoi se bëhej fjalë për kancer të zorrës së trashë në fazën e parë pasi iu nënshtrua një operacioni rutinë për të hequr një pjesë të zorrëve të saj në fillim të këtij viti. Vetë Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal në janar. Mjekët fillimisht nuk mendonin se gjendja e saj ishte kancerogjene, por testet më vonë treguan të kundërtën. Ajo filloi një kurs të kimioterapisë parandaluese në fund të shkurtit dhe nuk e përmendi llojin e kancerit që kishte. Një tjetër e mbijetuar nga kanceri, Becki Buggs ishte 43 vjeç kur mori lajmin se kishte kancer pankreatik. Ajo tha për MailOnline në fillim të këtij viti se ishte e motivuar të bënte analiza pas disa ndryshimeve në lëkurë. Të rrezikuar nga këto situata janë edhe meshkujt.