Pas humbjes se babait disa jave me pare humb jeten dhe i biri 35 vjec diten e djeshme

Një tjetër hall i madh në familjen e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka. Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit Duka, është shuar edhe dali i tij, Denis Duka.

Mësohet se Denis Duka, i biri i poetit të njohur, vetëm 35 vjeç, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.