Pas aksidentit me “Audin” luksoz reagon për herë të parë Atdhe Xharavina

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen” i cili ditën e djeshme u përfshi në një aksident në “Don Bosko” ka reaguar së fundmi. Me anë të një “InstaStory”, Atdheu ka treguar se është mirë dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë pyetur.

Familjar miq dhe dashamirë në pamundësi që t’ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju ruajt.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka qenë një mjet ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe ka përplasur automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut.