Pas 25 vitesh mjeku kthehet dhe punon ne Shqiperi ti vi ne ndihme te semureve

Niko Kolamovski eshte doktori qe ka punuar jashte shqiperise per 25 vite. Ai ka marr vendimin te kthehet ne Shqiperi dhe te punoje ne bashkinë minoritare të Pustecit.

Ai ka thene se:“25 vite kam qenë jashtë shtetit, u riktheva sepse u përmirësuan kushtet e punës, dhe mendova që me mire është te jem ne vendin tim e t’u shërbej njerëzve të mi. Jo, nuk jam penduar. E ndiej veten mirë dhe kënaqem në punë vij njerëzit që i njoh, njerëzit tanë.”-

”Me shtyu vet ndjenja e kupton, guri rëndon në vendin e vet “- shtoi ai.

Te punosh në një bashki të vogël si Pusteci ka vështirësitë e veta, për shkak të territorit të gjerë e fshatrave të largët.

“Vështirësi sigurisht që ka por ka dhe bukuri, kur ndihmon njerëzit, bën diçka të mirë, kënaqesh dhe vet. Vështirësi sepse fshatrat i kemi larg, sidomos në kohën e dimrit, njerzit nuk vijnë dot këtu te vizitohen, ka raste kur duhet të vesh ti vizitosh aty ku janë, sidomos për urgjenca. Rasti më i vështirë ka qenë në Cerje, kam shkuar për një urgjencë, 15 kilometra në këmbë, ta ndjekësh të sëmurin, kjo është”- tha doktori.

Shija e të shërbyerit për njerëzit e kësaj zone është më e madhe sesa për të huajt, ndaj deri në daljen në pension Niko ka vendosur që vitet e ardhshme ti kaloj në vendlindjen e tij.

“Mua më pëlqen këtu në vendin tim, ajo dëshirë është, për mua është këtu në vendin tim.Kam ardhur me qëllim që të dal në pension në Pustec”- tha më tej Niko Kolamovski