Aktori i madh Mane Lumani, një legjendë e humorit shqiptar, pjesë e 4 parodistëve të Vlorës festoi dje 74 vjetorin e lindjes.
Gazetari vlonjat Ergys Alushi me anë të një postimi ka treguar një histori nga fillimet e karrierës së aktorit, i cili e nisi si artist amator në vitin 1965 në Estradën e Marinës në Durrës dhe u ngjit si profesionist në Estradën e Vlorës në vitin 1981.
Alushi tregon se kur aktorja Meliha Ferra e kishte parë për herë të parë Mane Lumanin, i kishte thënë Leka Krutës, një prej themeluesve të Estradës së Vlorës se për çfarë e kishin marrë atë hunderr, duke iu referuar Mane Lumanit.
Sipas gazetarit, parodisti u bë një nga “hunderrët” më të famshën në Shqipëri, që do të ngjitej shumë herë në skenë dhe do të bëntë për vete të gjithë shqiptarët me batutat e tij.