Antonela dhe Ledjana zihen prapë për Mevlanin/ Ai s’duron dot më: Aman se më hoqët fare….

Në studion e Për’puthen është diskutuar fotografia e Mevlanit dhe Ledjanës, e publikuar nga kjo e fundit në rrjete sociale, ku i komentoi Antonela duke i thënë se nuk shkojnë me njëri-tjetrin.

Për këtë kanë nisur diskutimet dhe Mevlani i kërkoi Ledjanës që të mos i mbulojë nishanin se i pëlqen Antonela dhe më pas nisën me komplimente për njëri-tjetrin.

Antonela: E kishte fotoshopu, e kishte bërë si femër. Mevlani: E pashë vetëm kur ma sollën screenshot. Mendova se kemi dalë bukur vertëtë, por nuk është hera e parë. Edhe në një foto para dy javësh, ndodhi e njëjta gjë.

Antonela: Unë isha në një cep tjetër dhe më ka prerë. Mevlani: Ledjana, të lutem herë tjetër mos mbulo nishanin se mërzitet Antonela.

Antonela: Sa bukur i paske prerë flokët sot. Mevlani: Faleminderit yll.