Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat rrini ne shtepi

Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për rrebeshe të karakterit lokal në veri dhe përgjatë shtrirjes lindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Paraditja mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik. Por orët e mesditës dhe pasdites shtojnë vranësirat në Republikën e Kosovës duke sjellë reshje të pakta në territor. Orët e mbrëmjes dhe të natës largojnë vranësirat nga Kosova.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës dhe mbrëmjes do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa mesdita dhe pasditja zhvillojnë vranësirat në MV duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra.

Rajoni dhe Europa

Alpet e Europës dhe pjesërisht Ballkani do të jenë me vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe afat-shkurtra. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqitet lindja e kontinentit. Ndërsa veriu, pjesa më e madhe Europës qendrore dhe jugore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave./abcnews.al/