Parashikimi i bujshem i Cakos: Ja cfarë ndodh në Europë në pranverë, njerëzit do marrin armët..

Konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka një parashikim për atë që sipas tij pritet të ndodhë në Europë vitin e ardhshëm.

Në “Abcnews” Cako tha se bërja me detyrim e vaksinës për koronavirusin do të shkaktojë përplasje mes të vaksinuarve dhe të pa-vaksinuarve, por edhe me autoritetet shtetërore.

Kjo, sipas konspiracionisit që njihet për deklaratat e tij kontraverse, do të shkaktojë anarki në Euroë në pranverën e ardhshme.

“Në pranverën që vjen do të ketë anarshi në Europë, njerëzit do të rrëmbejnë armët se vaksinat do të bëhet me detyrim. Njerëzit janë në gjumë. Ky është plani i Iluminatit. Pse e kanë liruar tani? Ndiqet mekanizmi “liro-shtrëngo” që të duket çdo gjë normale. Virusin e kanë futur me teste PCR dhe njerëzit thoshin si ka mundësi që jam pozitiv? Ma nxorri testi PCR thoshin injorantët, po ju thashë more mos bëni PCR. Mua s’më ka zënë virusi, po më zuri mua është fundi i botës. Këta s’thonë asgjë, janë maskarenj që kanë hallin e lekëve, kanë klinikat e tyre,” deklaroi konspiracionisti Cako.