Kancelarja e njohur gjermane Anxhela Merkel ka thene se ajo se bashku me 11 kryetaret e landeve kryesore te Gjermanise kane rene dakort per te vene ne zbatim masat me te forta kunder pandemise, ne rastet kur numri i te infektuarve per 100,000 banore do te kaloje pragun 50 raste gjate 1 jave.
Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, kufizime në grumbullimet private dhe gjithashtu rregulla më të shtrenguara për blerjen e alkoolit, dhe duke nenvizuar me tej se përparësia kryesore ishte të shmangte mbylljen e ekonomisë dhe shoqërisë ashtu sic ndodhi në pranverë, tha Merkel,
“Ne kemi dëshmuar se mund të qëndrojmë së bashku kundër koronavirusit dhe duhet ta bëjmë atë përsëri”, tha ajo. Pastaj ajo paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin e pandemisë së koro.navirusit nëse rajonet me shifra të larta të të prekurve nuk do te ashpërsojnë masat.
Megjithate sipas Autoriteteve shëndetësore në Gjermani të premten u raportuan për 4,516 raste të reja të të inf**ktuarve gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të inf**ktuarve në 314,660.