Paralajmerohet mbyllje per transportin publik: E pamundur te vazhdohet, shume shpejt do te..

Masat shtrenguese veshtiresojne urbanet ne kryeqytet.

Për parandalimin e pandemisë, autoritetet vendosën ndalimin e çdo lloj lëvizje të qytetarëve, por edhe e aktiviteteve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, ngriti shqetësimin ku theksoi se humbjet janë shumë të mëdha dhe duhet duhet kujdes.

Për rrjedhojë, kjo mund t’i detyrojë që të mbyllen sërish. Sipas tij, nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, shumë shpejt disa operatorë do dorëzojnë këto linja.

“Ishim me humbje para këtij vendimi, tani jemi akoma me humbje. Pra situata është shumë e vështirë për këtë transport, dhe mbase shumë shpejt mund të kemi dorëzim të linjave nga operatorët te Bashkia Tiranë, si arsye e pamundësisë financiare për ta vazhduar këtë transport.

Nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, shumë shpejt janë disa operatorë që do dorëzojnë këto linja.