Paralajmërimi i ‘fri kshëm’ i Piperos: Fillimisht mbyllja mund të bëhet në qytete të vogla, askush…

296 persona të tjerë pozitiv me koronavirus kane dalur sot, një shifër rekord kjo që nga fillimi i pandemisë dhe kjo eshte nje gjendje shume e veshtire.

Pëllumb Pipero ka thene se:“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.

Po ashtu Pipero ka thene:“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19.

Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, përfundoi Pipero.