Paralajmërimi i fortë, PD pas humbjes drejt skenarit të zi, ja çfarë do ndodhë këto muaj

Ne cilesine e Kryetarit te Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani mendon se PD nuk duhet të hyjë në Parlament.

Sipas Nishanit, këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe sa kohë ato mandate nuk mund të ligjërohen, s’ka pse shkon në Kuvend ky grup parlamentar.

“Shenja dhe mesazhi që dha z.Basha që ishte dhe arsyeja e reagimit tone të parë, ishte që tentoi të njohë rezultatin.

Përveç kësaj, tentoi dhe të justifikojë dhe përgjegjësinë e tij dhe të ikë nga përgjegjësia e tij duke thënë se ne tani fillojmë betejën. Beteja ka 8 vjet që filloi dhe prej 8 vjetësh dështoi.

Pra, në këtë sens unë mendoj se Partia Demokratike dhe demokratët nuk luftuan për të marrë 60 mandate dhe për të çuar 60 burra dhe gra të ndershëm në Parlament, se nuk është ai misioni.

Këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe ato mandate nuk mund të ligjërohen dhe s’ka pse shkon ky grup parlamentar në Parlament në shtator.”, deklaroi Nishani ne vizion plus!