Shefi i OBSH Tedros Adhanom ka paralajmeruar se heqja e masave kufizuese pa vënë nën kontroll pandeminë do të ishte recetë për katastrofë.
Madje ai ne konference ka thene se Rikthimi i nxenesve ne shkolla dhe qytetareve ne pune duhet te ndodhe me nje kujdes te vecante dhe me teper siguri.
“Asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është se koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Ai mund të jetë fatal për njerëz të moshave të ndryshme. Nëse vendet janë serioze në qëllimin për t’u rihapur, duhet të jenë serioze edhe në frenimin e transmetimit dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”.
Adhanom eshte i mendimin se sa më shumë kontroll të kenë ndaj virusit, aq më shumë do të mund të rihapen vendet e do te rikthehen afer normales.
Sipas Gebrejesus, janë disa gjëra thelbësore që duhen bërë: parandalimi i jeteve te humbura duke mbrojtur grupet më të cenueshme, mbajtja e maskës, respektimi i distancimit social dhe larja e shpeshtë e duarve, reagimi i vendosur i qeverisë për gjetjen, izolimin, testimin e rasteve, gjurmimi dhe izolimi i kontakteve.