Agjencitë meteorologjike të vendeve te rajonit janë të shqetësuara pasi shihen disa zhvillime te reja në detin Mesdhe, që nëse shkojnë sipas parashikimeve te eksperteve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.
Keshtu duke iu referuar Agjencisë Meteorologjike të Athinës, ka shume te ngjare qe ne Mesdhe te formohet nje Uragan qe pritet te pershkoje te gjithe pjesen detare deri ne jug te detit Jon.
Ndaj ne te gjithe Greqine dhe Turqine eshte ngritur alarmi per te gjithe rrugen qe parashikohet te kete nje uragan.
Edhe mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h gje qe duket shqetesuese por duhet te presim deri daten 18 shtator per te pare a kemi te bejme me nje fenomen shkaterrues apo jo pasi ne kete date arrihet edhe kulmi i forces se ketij uragani.
Nga parashikimet qe kane bere meteorologet trajektorja e Uraganit do te jete permes Mesdheut duke ardhuar deri ne jug te detit Jon ndersa me pas per ne Greqi dhe Turqi duke shmangur keshtu Shqiperine.