Pamje nga makina luksoze 100 mijë Euro që shuajti një familje sot në Vlorë

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, mjeti tip “Audi A8”, me targa AA 107 XX, ka qenë mjaft i fuqishëm, me një vlerë në treg që kap shifrën e afro 1oo mijë eurove. Burime bëjnë me dije se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen nmë fushën e tregtimit të mjeteve.

Bashkë me djalin e biznesmenit udhëtonin dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi, ndërsa të tre jashtë rrezikut për jetën. Mjeti është i pajisur me kamera të teknologjisë së fundit, ndërsa nuk dihet nëse serveri i tyre e ka ruajtur momentin e përplasjes fatale, ku mjeti që udhëtonte familja Gushi përfundoi tërësisht i shkatërrëuar.

Prindërit dhe dy vajzat e tyre, kishin planifikuar disa ditë pushimesh, që fatkeqësisht nuk do të mund të realizohen kurrë.