Paga e lu ftës, ja kush janë përfituesit e me te rinj të 40 mijë lekëve nga qeveria Shqiptare

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e individëve të rinj që janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh të paketës së dytë financiare, ku tashmë lista e përfituesve është zgjeruar, duke përfshirë ata që janë larguar nga 1 marsi deri në 17 maj (më parë përfitonin të larguarit nga 12 marsi deri në 10 prill).

Në listën (të cilën e gjeti të plotë në link në fund) janë përfshirë rreth 63 mijë individë dhe rreth 13 mijë biznese, të cilët nuk kishin përfituar ende nga paketa e ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.