Ora kur pritet të fillojë stuhia: Sot shira të dendur dhe rrufe, ja zonat me rrezik

Temperaturat e këtyre ditëve janë tipike të vjeshtës me mëngjese dhe mbrëmje të freskëta, ndërsa një pjesë e mirë e vendit pritet të përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe shkarkesa të shumta elektrike gjatë pasdites së nesërme.

Vranësirat pritet të pushtojnë qiellin që prej orëve të para të së dielës për shkak të rrymave ajrore të ardhura nga Apeninet, ndërsa reshjet e dendura të shiut pritet të nisin në orën 16:00 duke zgjatur disa orë deri në mbrëmje.

Zonat më të prekura nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrufetë pritet të jenë ajo e Korçës , Ersekës, Përmetit si edhe e gjithë pjesa jugore vendit, ndërsa pjesa qendrore dhe lindore do të karakterizohen nga reshje me intensitet më të ulët.

Në hartën më poshtë mund të shihni edhe zonat që parashikohet të kenë intensitet të lartë shkarkesash elektrike, ku edhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes! /abcnews.al