OBSH thote se ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe vendet duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tyre ndaj eshte nje situate e veshtire si kurre me pare ndaj duhet nje perkujdesje dhe te jemi vigjilent ndaj koronavirusit.
Rritja e infeksioneve ka bërë që shumë vende të rimarrin disa vendime për kufizimet e udhëtimeve.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thene se:“Aty ku ndiqen masat, aty edhe do të ketë rënie të rasteve, ndërsa në vendet ku nuk zbatohen rregullat, rastet mund të pësojnë rritje”, tha ai, ndërsa vlerësoi Kanadanë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për menaxhimin dhe uljen e te infektuarve te koronaviursit dhe falenderon te gjithe ata qe kujdesen per ndalimin e koronavirusit.
Kurse kreu i Programit të Emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se vendimi për kufizimin e udhëtimeve nuk është i qëndrueshëm.
“Do të jetë pothuajse e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë e mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. Ekonomia duhet të hapet, njerëzit duhet të punojnë, tregtia duhet të rifillojë”, theksoi Ryan.
Ndaj ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilent.