Home TE NDRYSHME A do kthehemi serish ne karantinë pas rritjes së rasteve te reja?...

A do kthehemi serish ne karantinë pas rritjes së rasteve te reja? Rama jep përgjigjen e prerë

267
0

U be gati nje muaj qe numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe kjo ka sjellur nje gjendje te veshtire. Megjithatë, pavarësisht shifrave kryeministri Edi Rama shprehet se nuk do të ketë më karantinë sepse vendi mund te shkoj ne kolaps.

Ai thotë se ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të mësohemi, deri në momentin që do të dalë vaksina.

“Nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme.

Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, është shprehur Rama në një intervistë të dhënë së fundmi.

Ndaj duhet te jeni te kujdesshem.