Nusja nuk lejon miken e burrit të vijë në dasmë se ishte shumë e bukur

Një nuse nuk lejoi miken e ngushtë të partnerit në dasmë me pretendimin se është shumë e bukur dhe tërheq vëmendjen. Nusja e ardhshme ankohej se vajza do të ndikonte tek burrat dhe do të ishte në qendër të vëmendjes.

Për të mos lejuar pjesëmarrjen e saj në ceremoninë martesore, nusja i tha gruas: “Nuk jeni e ftuar, gratë si ju nuk janë të mirëseardhura.” Partneri i saj ndau rastin në rrjete sociale duke thënë se ishte befasuar nga kjo ndodhi.

“Ajo është një nga mikeshat e mia të ngushta, e fejuara më befasoi se nuk donte ta ftonte. I thashë se nëse vërtet do të martohemi, kontrollo pasiguritë tuaja dhe rritu.“, tregon ai.