Kthehet në banesë nëna e re e larguar rreth një javë më parë.
Marjeta Zylali është kthyer në banesë pasi u zhduk disa ditë me radhë duke lënë në shtëpi dy fëmijë të mitur.
Familja njoftoi policinë e madje e bëri mediatik rastin.
Por Marjeta ka deklaruar se ka ikur me dëshirën e saj.
Po cila është nëna e re dhe e kaluara e saj?
Marjeta Zylali rezulton prej 7 vitesh e divorcuar. Mëngjesin e 16 qershorit ajo u zhduk nga banesa.
Nëna e Marjeta Zylalit ka treguar: I ka marrë lekët vajzës, rreth 300-400 mijë lekë. I kishte sjell goca nga Italia, se kishin ca borxhe, që t’i lanin.
Njëherë më iku tek një djalë vajza, te Gentian Koçi. Do bënin celebrim fals. Gentiani është te 20 vjeç. Vajza mori fëmijët dhe iku. Më mori në telefon, kur iku, ndërsa këtë radhë nuk më tha asgjë.
Më 15 qershor, Marjeta ishte e shqetësuar. Sapo ishte kthyer nga Italia, iku të merrte ca gjëra në dyqan, ku bëhen byreqe, dhe nuk u kthye më. Unë mendova se ishte në punë, por në orët e darkës u shqetësova.
Telefoni i saj u mbyll në çast, i rashë shumë herë. Ca ka marrë vetëm paratë, e kartën e identitetit, asgjë tjetër, dokumentet e tjera i kam unë në çantë. Kur doli atë ditë nga shtëpia, e telefonoi goca tjetër, por telefoni ishte mbyllur direkt. Unë nuk di as veshjen e saj. Foli me motrën në shtëpi dhe iku në mëngjes.
Po mikesha e saj e ngushtë si quhet? Valentina, ka tre fëmijë, nuk e di sa vjeç është, pak a shumë te 40 vjeç. Ishin jashtë mase të lidhura.
I thoja të mos shkonte me të, derisa vajza i kapa mat te shtëpia e saj. Valentina dhe Marjeta kishin shumë miqësi, por unë nuk e dëshiroja, sepse e njihja çfarë njeriu është. Ja ajo ma mori në qafë, unë tek ajo e qaj.
Valentina e donte për interes Marjetën. Mendoj se e merr për ta shfrytëzuar, do t’i ketë gjetur një njeri tjetër. Gentianin e kam parë para dy ditësh në Librazhd, dhe aty më dogji. Në lidhjen mes Marjetës dhe Gentianit ka gisht Valentina. Ju kërkova të hapin kamerat, të më japin zgjidhje se po më ikën truri, deklaroi nëna e saj.
Tashmë policia do marrë në pyetje nënën e re e cila paraprakisht ka deklaruar se iku me dëshirën e saj.