Home TE NDRYSHME Nuk po mbaron e keqja! I nxehti i madh edhe nesër, ja...

Nuk po mbaron e keqja! I nxehti i madh edhe nesër, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

388
0

I nxehti me origjinë afrikane do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Kështu moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 36°C

zonat e ulëta 21°C deri në 40°C

zonat bregdetare 24°C deri në 38°C

SHMU