Home TE NDRYSHME Nuk kursehet fare/ Arbana i bën Eduartit surprizën e madhe që do...

Nuk kursehet fare/ Arbana i bën Eduartit surprizën e madhe që do ta donte cdo burrë…

192
0

Një nga pasionet më të mëdha të çiftit shumë të dashur shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë udhëtimet. Ata kanë treguar në rrjetet sociale se u pëlqen shumë të eksplorojnë vende e kultura të reja, e shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre eksperienca e tyre nga udhëtimet që bëjnë.

E së fundmi, dyshja ka zgjedhur Italinë, më konkretisht Siçilinë. Prej disa ditësh, ata ndodhen në shtetin fqinj, ku mesa kemi kuptuar nga postimet në Instagram, janë vetëm të dy. Pas udhëtimit të bukur me djemtë e tyre në Greqi, duket se këtë herë kanë zgjedhur t’i dedikojnë kohë vetëm njëri-tjetrit.

Arbana ka vendosur t’i bëjë një surprizë shumë të bukur Eduartit, duke e çuar në vendin ku është xhiruar filmi i tij i preferuar, Il Padrino. Teksa ka ndarë një video të tij nga Forza d’Agro në Instastory, moderatorja shkruan “Solla dashurinë time në sheshxhirimin e tij të preferuar (Il padrino)”. E kush nuk do e donte një surprizë të tillë. Aq më pak Eduarti, që është regjisor.