Nuk kemi shpëtuar akoma/ Kthehet i nxehti afrikan në Shqipëri: Ja sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e sotme do të jetë nxehtë në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë vranësira kalimtare.

Spas MeteoAlb, parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 39°C mesdita në zonat e ulëta.