Nuk ishte i kenaqur me pagesën, muratori shqiptar i ‘zapton’ banesën italianit dhe shiko si ja punon

Karabinierët kane arrestuar një murator shqiptar 54-vjeçar në Romë me akuzat e përpjekjes për zhvatje. Kjo erdhi pas ankesës së një 72-vjeçari italian nga provinca e Latinës. Ky i fundit, pronar i një ndërtese në Renato Simoni, kishte porositur 54-vjeçarin, me profesion murator, për të riparuar filtrimet e ujit brenda banesës.

Sipas mediave italiane, në fund të ristrukturimit, 54-vjeçari mori rregullisht tarifën e rënë dakord, por, i pa kënaqur, filloi të kërkonte 8,000 euro shtesë nga 72-vjeçari. Kur pronari i pronës refuzoi, muratori nuk i ktheu çelësat dhe e dha me qira shtëpinë, pa një kontratë të rregullt, tek një qytetar maroku 40-vjeçar.

Duke kuptuar përvetësimin nga muratori, pronari 72-vjeçar ndërmori hapa për të rregulluar qiranë e pronës, duke përcaktuar një kontratë të rregullt me ​​qiramarrësin.

Që nga marsi i kaluar, shqiptari vazhdimisht paraqitej në shtëpinë me qira, duke kërkuar padrejtësisht, përmes kërcënimeve serioze, qiranë nga 40-vjeçari maroken, i cili gjithashtu denoncoi sjelljen e paligjshme të shqiptarit në të njëjtin rajon policie i cili, mëngjesin e kaluar, e gjurmoi atë dhe i vuri prangat. I arrestuari u dërgua në burgun Regina Coeli, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.