Duket se Donaldit nuk i del me Triksën. Braktisja që i bëri në Prime duke mos ardhur në shtëpi si e ftuar bashkë me të tjerët, e ka prekur shumë.
Triksa nuk shkoi të takonte të dashurin e saj pas një hatërmbetje që pati pas një shakaje ku u përmend Bora.
Mes finalistëve u zhvillua një bisedë për Shën Valentinin. Ata po bisedonin në oborr ndërsa ka qenë Einxhel që e ka shtyrë Donaldin të pajtohet me Trixën duke i bërë ndonjë befasi për festën e të dashuruarve.
Kjo është kundërshtuar nga aktori, i cili ka thënë se ska shanse të bëjë diçka. Teksa Einxhel këmbëngulte, ishte Beniada ajo që i doli krah aktorit.
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit, mund ta rregulloni. Beniada: Jo mos mendo se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka ? Unë sjam tip i till e para…
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip i till mund të bësh diçka. Donaldi: Jo Jo nuk ka shanse… Beniada: Jam dakort.