Hyri për të vjedhur nje shtepi në Itali, shqiptari bie nga çatia, e ndihmojne pronaret e shtepise

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare kishte planifikuar të vidhte një shtëpi në Itali, por përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Ai kishte hyrë për të vjedhur në një vilë në Pozzuolo, u kap në parvaz, por nuk arriti të mbahej dhe u rrëzua në tokë.

Shtëpia ishte bosh, pronarët kishin dalë për darkë dhe shqiptari e kishte menduar si momentin e duhur për të hyrë brenda.

Por ata janë kthyer më herët, shqiptari ka tentuar të largohet nga banesa duke dalë në ballkon dhe më pas është ngjitur në tarracë, ku edhe ka rrëshqitur e ka rënë.

Kanë qenë vetë të zotët e shtëpisë që kanë ndihmuar shqiptarët dhe kanë thirrur ambulancën por dhe karabinierët.