Home TE NDRYSHME Nuk do lehtësohen masat as të hënën. Rama: Ja plani në vazhdim...

Nuk do lehtësohen masat as të hënën. Rama: Ja plani në vazhdim që kemi

373
0

Sot kreu i qeverisë, Rama, ka dalë në një komunikim vidjo on line u shpreh se e keqja nga koronavirusi ende nuk ka ardhur. Kryeministri menjehere njoftoi se do të ketë ndryshime në planin e masave te sigurise, dhe kjo sipas parashikimeve do te coje në zgjatjen e fashave te orareve të lëvizjes, por njëkohësisht do të rriten edhe ndëshkimet penale për ata që nuk i zbatojnë rregullat e caktuara brenda periudhave kohore.

Me tej Rama sqaroi se plani i masave qe po pergatisin do te kthehet ne ligj shume shpejt por ne fillim do nisin zgjatjen e orareve pastaj do rrisin ndershkimet e nuk do kursejne aspak ndershkimet per rastet e perseritura e madje edhe heqje lirie.

Gjithashtu per automjetet private, ai tha se do i lejojmë me fashë orare të zgjatur vetem ato qe kane lidhje me kompanitë apo firmat me aktivitete ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet per ata qe shkelin vazhdimisht rregullat.

“Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave”, tha Rama sot.